Nuk ka para, ndryshon ligji i vetingut në polici - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministria e Brendshme propozon ndryshimin e ligjit për vetingun në policinë e shtetit,  për të ulur kostot dhe për të përshpejtuar nismën që u iniciua nga Fatmir Xhafaj.Në relacionin që i shkon parlamentit me firmën e ministrit aktual Sandër Lleshaj, theksohet se këto ndryshime do ti kursejnë buxhetit të shtetit rreth 260 milion lek ose rreth 2.6 milion dollarë nga 3 të tilla që ishte përllogaritur në fillim.Në projektligj theksohet edhe se procesi i vetingut ka filluar 9 muaj me vonesë dhe afati 2-vjeçar për përfundimin e tij, nuk mund të arrihet. Lleshaj propozon që në ? sitën ? e komisionit të jashtëm të vlerësimit të kalojnë vetëm 300 zyrtarët më të lartë , ndërsa punonjësit e nivelit të mesëm drejtues dhe nivelit bazë, mbi 10 mijë efektivë, të hetohen nga shërbimi për çështjet e brendshme dhe ankesave, institucion në varësi të ministrit të brendshëm.Vetingu në polici është kundërshtuar më herët nga opozita e cila e ka cilësuar një farsë duke mos caktuar edhe anëtarët e saj në nënkomisionin parlamentar për ecurinë e këtij procesi.Dy javë më parë u përzgjodhën 15 anëtarët e Komisionit të Jashtëm, i cili do funksionojë ashtu si ai i në sistemin e drejtësisë për kryerjen e kontrollit të pasurisë, të figurës dhe aftësive profesionale.
Recommended