Paloka: Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Partia demokratike kërkon një zgjidhje te forte për ndarjen e krimit nga politika si parakusht për një proces elektoral me standarde. Nënkryetari i PD Edi Paloka thekson se tashme çështja kryesore qe duhet zgjidhur është roli i bandave ne zgjedhje; një problematike qe duhet te marre fund, duke pranuar se opozita nuk do te çoje anëtarë ne komisionin qendror te zgjedhjeve.Ne këto kushte është absurditet qe te flasësh për një proces normal për procedura qofte për kodin zgjedhor qofte për KQZ, ndërkohë qe vërtetohet çdo dite se ne Shqipëri s?ka zgjedhje me Edi Ramen, sepse janë bandat qe kontrollojnë gjithçka, blejnë, kërcënojnë dhe vene ne dispozicion te PS votat qe i duhen Rames, atëherë duhet te bëjmë rolin e idiotit te flasim për anëtarët e KQZ dhe kod zgjedhor kjo do ishte tallje me shqiptaret dhe kur flitet për standarde te zgjedhjeve PD është e qarte, Edi Rama duhet te largohet nga posti i kryeministrit, me çdo mënyre pa përjashtuar dhunën.Po sigurisht, kur them me te gjitha mënyrat them me te gjitha mënyrat, ne një vend ku s?ka demokraci është akt patriotik ta shpëtosh vendin nga Rama.Sipas Palokes rruga normale për te shkuar drejt zgjedhjeve lokale do te ishte krijimit i nje qeverie teknike.Do ketë një grupim qofte edhe qeveri teknike siç doni ju qe do organizoje zgjedhjet.Te enjten parlamenti do te plotësojë vakancat ne komisionin qendror te zgjedhjeve, port e vetmit kandidate qe jane paraqitur janë ata qe i përkasin PS, ndërkohë qe opozita ka vendosur ta bojkotoje këtë institucion.
Recommended