PD: Nuk ka paqe me Ramën/ Paloka: S’kemi ndryshuar qëndrim, të detyruara dy “armëpushimet”
  • 4 years ago
2019 u mbyll pa zgjidhje të krizës politike, ndërsa 2020 për demokratët duhet me patjetër ti japë fund problemeve të vjetra. Rrugët mbeten të njëjta.


Paloka: E vetmja mënyrë, çfarë do të beje Rama për të zgjidhur krizën, janë zgjedhjet e parakohshme dhe ti japim mundësi shqiptarëve që me vullnet të lirë të zgjedhin ato që do i qeverisë ndryshe gjërat do të shkojnë akoma vetëm keq. Shpresoj dhe uroj dhe gjasat janë që viti 2020 të jetë vit ndryshimi.

Por, si do e realizojë qëllimin e saj opozita?

Paloka: E gjithë bota i thotë ta njohë dhe ta zgjidhë krizën. Rama nuk e njeh krizën. Edhe BE edhe kushtet që i janë vënë Ramës flasin për krizën. Së pari ta njohë dhe ta zgjidhë, së dyti pa opozitën s?mund ta zgjidhë krizën.

Në janar demokratët bëjnë publike propozimet për reformën zgjedhore dhe presin që hapin e radhës ta hedhë mazhoranca për t?u ulur jashtë parlamentit.

Nëse nuk është dakort me propozimet tona të ketë një kundër propozim se duam atë tryezë që pranoni ju dhe të kemi tryezë tjetër por jo atë komision që ai përfaqëson parlamentin vetëm të një pale. Ne jemi të gatshëm. Ne nuk e shuajmë funksionin e komisionit se në fund fare kodi zgjedhor aty do miratohet.

Zbutja e retorikës para vendimit të negociatave dhe pas tërmetit të 26 nëntorit u lexua si zbutje qëndrimi në krahun kundërshtar, por nënkryetari demokrat Edi Paloka mohon dhe flet për qëndrim të detyruar.

Paloka: Dy armëpushime të detyruara, por jo paqe me Ramën. Kishim krize politike dhe jemi para një krize humanitare, janarin se shoh ndryshe vetëm si përballje me këtë qeveri.

Në janar pritet që opozita të mbledhë strukturat për të vendosur për aksionin e ri politik.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PD#EdiPaloka#TopChannel
Recommended