Basha: Meta nuk shkarkohet, s’ka zgjedhje as në 30 qershor - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i Partisë Demokratike është shprehur presidenti i vendit Ilir Meta nuk do të shkarkohet dhe se zgjedhje pa opozitën me 30 qershor nuk do të ketë.Në deklaratën e tij për mediat kryedemokrati është shprehur se vendi ndodhet në një periudhë të mjegullt politike, shqetësuese dhe ngatërruese për njerëzit.?Është një periudhë e mjegullt politike, shqetësuese dhe ngatërruese për njerëzit, prandaj dua të ndaj me ju disa të vërteta dhe mendime.Dua të them që në fillim dy të vërteta:Nuk do të ketë zgjedhje lokale në 30 qershor.Nuk do të shkarkojë kush Presidentin e Republikës.Edi Rama po përpiqet të bombardojë opinionin publik me dy përbetime, që ai as nuk i mban dot, dhe as nuk ka interes t?i provojë: Ai po përbetohet se do t?i mbajë zgjedhjet edhe pa dekret presidencial, edhe pa pjesëmarrje politike.Ai po përbetohet gjithashtu se do të nisë procedurat për shkarkimin e Presidentit. Janë të dyja bllofe dhe zhurmë me qëllim shpërqendrimin e vëmendjes tuaj. Beteja jone vazhdon dhe nuk do te bejme asnje hap pas ne betejen tone me narkoshtetin. Ju siguroj se ne fund te kesaj beteje do te fitoje Shqiperia dhe demokracia. Ata jane vetem nje grusht i vogel, oligarkesh, pushtetaresh dhe kriminelesh.
Recommended