RTV Ora - Basha i prerë nga Miloti: Nuk ka zgjedhje me 30 qershor, opozita nuk klonohet
  • 5 years ago
#rtvora

Në aktin e parë të mosbindjes civile të opozitës, kreu i demokratëve, Lulzim Basha, deklaroi i prerë nga kryqëzimi i Milotit se zgjedhje lokale me 30 qershor nuk do të ketë, ndërsa tha se opozita nuk mund të klonohet e as shpiket, duke iu referuar këtu opozitës së re parlamentare.

Basha: Ora e Shqipërisë çiflig i Edi Ramës dhe 20 hajdutëve të tij po mbaron. Një orë e re po troket. Me 30 qershor nuk ka për të pasur zgjedhje në Shqipëri, këtë e di dhe bufi dhe vëllai i bufit Edi Rama, nuk ka zgjedhje pa opozitën. Opozita as nuk klonohet, as nuk shpiket dhe as nuk krijohet. Ka vetëm një opozitë, ajo jemi ne, e bashkuar me popullin, e bashkuar me njerëzit. Nuk ka dhe nuk do të ketë zgjedhje me 30 qershor sepse ne jemi të vendosur të mos lejojmë më kurrë krimin elektoral që është nëna e krimeve ekonomike, papunësisë dhe varfërisë që ka prodhuar grabitja dhe vjedhja pa fre e njeriut më të paaftë, më të korruptuar dhe më të inkriminuar në 30 vite të pluralizimit, Edi Ramës. Jemi sot për të dëshmuar vendosmërinë për ti shkuar betejës deri në fund. Do të ketë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne nuk do të lejojmë me asnjë mjet, me asnjë formë, me asnjë çmim krim elektoral, zgjedhje farsë në Shqipëri nuk do të ketë më.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-i-prere-nga-miloti-nuk-ka-zgjedhje-me-30-qershor-opozita-nuk-klonohet

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended