Report TV -'Zgjedhje nuk ka', Basha: Në 30 qershor përballje në çdo qendër votimi
  • 5 years ago
Lideri demokrat Lulzim Basha deklaroi nga Durrësi se në 30 qershor nuk do ketë zgjedhje pasi do bëhet përballje në çdo qendër votimi për të penguar zhvillimin e tyre.

"Nëse do ketë zgjedhje në 30 qershor do ketë përballje në çdo qendër votimi. Nderi dhe detyra jonë është t'i prijmë kësaj përballjeje. Për shqiptarët e thjeshtë kjo është një çështje ekzistence. Kjo betejë bëhet për t'i dhënë fund një sistemi politik që iu ka rritur çmimin e naftës, energjisë, ka sjellë pensionistët në ditën më të zezë. Ka sjellë studentët në sistemin më të dobët arsimor", u shpreh Basha.
Recommended