Ora News - Basha: Ose zgjedhje të lira dhe të ndershme ose nuk do të kemi zgjedhje
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në forumin ?Trashëgimia e një Kancelari...?,ku u prezantua vepra për karrierën dhe jetën e kancelarit gjerman Konrad Adenauer, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte i prerë kur tha se pa garantimin e standardeve nuk do të ketë zgjedhje. Basha tha se vendi sot është në rrezik për shkak të lidhjeve të qeverisë me krimin, e cila tha ai i ka lënë në dorë bandave çdo sekor ekonomik dhe social.

30 qershori është dekretuar nga presidenti Ilir Meta, si dita kur do të zhvillohen zgjedhjet për pushtetin vendor, por duket se deri atë ditë klima politike do të jetë e tensionuar ndërsa duket se në këtë situatë opozita pjesëmarrjen e ka me pikëpyetje. Kryetari i opozitës Lulzim Basha, i ka forcuar deklaratat se pa garantimin e standardeve nuk mund të ketë zgjedhje.

Basha: Nuk mund të ketë kompromis për zgjedhje të lira dhe të ndershme. O do të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme ose nuk do të kemi zgjedhje. Nuk mund të kemi kompromis për drejtësinë e pavarur, drejtësia është ose e pavarur ose e kapur.

Deklaratat e kreut të opozitës erdhën në forumin ?Trashëgimia e një Kancelari...?, ku u prezantua vepra për karrierën e kancelarit Konrad Adenauer. Basha tha se opozita do të vijojë betejën e saj për mbrojtjen e demokracisë në vend.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-ose-zgjedhje-te-lira-dhe-te-ndershme-ose-nuk-do-te-kemi-zgjedhje?fbclid=IwAR2V37zgRXAdV4AdRHVAcwqX9CC9Js-_pR49kX-N9IrYrrFhbKRMZm_2PM4#.W-s3abO1XRQ.facebook
Recommended