Sali Berisha: Po punojme per zgjedhje te lira e te ndershme (2 Gusht 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Partia Demokratike dhe pse nuk e ka njohur ndarjen e re administrave të Tiranës, do të paraqitet në zgjedhjet e kandidatëve kryetarë për 11 njësitë bashkiake të kryeqytetit. Zëdhënësi i Partisë Demokratike Edi Paloka, tha se edhe në jug të vendit demokratët synojnë të fitojnë të gjitha komunat dhe bashkitë. Ndërkohë kryetari demokrat Berisha duke iu referuar presionit që po ushtron Greqia pas largimit të ushtrisë nga Shqipëria, tha se askush nuk mund t'i manipulojë zgjedhjet lokale.
"Nëse Greqia përcakton zgjedhjet atëherë Shqipëria duhet të bëhet federatë me Greqinë, por kjo s'ka për të ndodhur kurrë. Ata do të përpiqen, por do të dështojnë. Kushdo që do të përpiqet do të dështojë. E di unë. Ka shumë manipulatorë që thonë se do t'ua manipulojnë shqiptarëve zgjedhjet, por në fakt do të dështojnë plotësisht. Këto do të jenë zgjedhjet më të shkëlqyera sepse ne po punojmë intensivisht. Ne po i qartësojmë shqiptarët. Ku janë rreziqet, nga ku vijnë. Ne po punojmë që të jenë zgjedhje të lira dhe të ndershme."/tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended