GLOVER: 'Nuk e përdorim më shprehjen 'zgjedhje të lira e të ndershme',
  • 5 years ago
Në mesin e kësaj situate të tensionuar politike që vijon edhe pas zgjedhjeve të 30 qershorit, kryesuesja e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, Audrey Glover, u pyet nga gazetari i VOA-s nëse mund të japë një përgjigje të qartë të cilën e presin edhe shqiptarët, se a ishin zgjedhjet demorkatike, të lira dhe të ndershme. Përgjigjen e qartë nuk e dha, por tha se në raportin paraprak mbi vëzhgimin e zgjedhjeve të 30 qershorit janë shënuar të gjitha fushat ku OSBE/ODIHR ka parë problematike që duhen reflektuar për ndryshim. Megjithatë ajo tha se edhe në 13 zgjedhjet para vendoreve, shumica e rekomandimeve që OSBE/ODIHR ka bërë, nuk janë reflektuar.

Glover theksoi se është mjaft e rëndësishme që votuesve të mos i ushtrohet presion për të zgjedhur kandidatët.

"Siç mund ta dini nuk e përdorim më atë shprehjen të lira dhe të ndershme, sepse njerëzit mund të thonë ishin të lira dhe jo të ndershme dhe e kundërta. Nuk ka shumë kuptim. Ne në raportin përfundimtar i identifikojmë edhe fushat që mendojmë se ka ende nevojë për punë. Në raportin final do të kemi gjithashtu rekomandime se si ne mendojmë për tu adresuar fushat problematike që ka nevojë për përmirësime. Siç e dini rekomandime janë bërë shumë në këto 13 zgjedhje pa ra këtyre dhe kam frikë se shumica e atyre rekomandimeve ende nuk janë zbatuar.

Sa i përket pyetjes suaj për presionin, votuesit duhet t'i njohin mirë kandidatë për të zgjedhur se kë duan të votojnë dhe si të votojnë votuesit e kuptojnë vet se kur i ushtrohet presion dhe është e qartë se nuk duhet të ushtrohet presioni", tha Glover.
Recommended