Konflikti Monika Kryemadhi - Sali Berisha - (6 Gusht 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Ky është fjalori që dje dhe sot befason mijëra shqiptarë. Jo aq për përmbajtjen e tij tashmë të kthyer në himn kombëtar sesa për faktin se ai është shtrirë shumë, aq shumë sa mund të përdoret edhe nga një grua, nënë e dy fëmijëve, 26-vjeçarja eurosocialiste dhe mbi të gjitha bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë.

Monika Kryemadhi ka padyshim të drejtë të ndihet e prekur, e fyer dhe e revoltuar nga seriali i akuzave dhe shpifjeve kundër familjes së saj. Ajo gjithashtu ka të drejtë dhe detyrë t?u drejtohet organeve të drejtësisë për të vendosur nderin në vend, siç i takon një qytetareje që beson dhe pretendon të ndërtojë shtetin ligjor, por bashkëshortja e kryeministrit nuk mundet që një fjalor të huaj për shumë familje shqiptare t?ua përcjellë krejt opinionit publik.

Gruaja e dytë në Shqipëri nuk kishte pse të imitonte ish-presidentin Berisha, e madje të shkonte më larg se sa ai, por mund t?i kishte injoruar sulmet ndaj saj ose të kishte gjetur një mënyrë fisnike./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended