Monika Kryemadhi për 8 Marsin - (8 Mars 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Gazetarja:- Cili është urimi juaj për gratë shqiptare në ditën e 8 Marsit.

Monika Kryemadhi:- ?Gëzuar festën do të ishte një gjë shumë e thjeshtë për të thënë për gjithë gratë shqiptare sepse sinqerisht, personalisht, ideja që gratë shqiptare duhet të kenë vetëm një ditë që është 8 Marsi për mua është shumë e dhimshme, sepse i gjithë viti është i yni. Do të përsërisë ato që kam thënë edhe më përpara, gratë shqiptare nuk kanë vetëm 8 Marsin por duhet të kenë gjithë vitin, sepse meritojnë më shumë seç duan ti japin të tjerët gruas shqiptare?.

Gazetarja:- Ndërkohë ju a do ti festoni me bashkëshortin tuaj sot festën dhe a ju ka përgatitur ai ndonjë dhuratë?

Monika Kryemadhi:- ?Mesa duket bashkshorti im e di mendimin tim përsa I përket festës së 8 Marsit, dhe ai do të vazhdoj punën e tij dhe unë punën time, pavarësisht se hipokrizia e burrave do të vazhdoj duke ju dhënë një 10 mijë leksh për të ngrënë një picë dhe për të pirë një birrë vetëm për ditën e 8 Marsit. Unë jam e lumtur që bashksorti im se ka bërë këtë ritual./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego
Recommended