Monika Kryemadhi fiton gjyqin ndaj gazetes "Rilindja Demokratike" (1 Nentor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Gykata e Faktit Tiranë ka shpallur fajtorë gazetarët e Rilindjes Demokratike të akuzuar nga Monika Kryemadhi për shpifje të personit të saj. Gjyqtari Kreshnik Omari, pasi ka dëgjuar sot konkluzionet e avokatëve mbrojtës Astrit Patozit, Shemshi Peposhit dhe Redi Hafizit, ka vendosur që gazetarët t'i paguajnë si dëmshpërblim zonjës Kryemadhi, shumën prej 1 milion e 600 mijë lekësh.
Para gjyqtarit të shprehen me vendim avokatët e gazetarëve Arben Ristani dhe Enver Mema, kanë kërkuar pafajësi për gazetarët duke argumentuar se pala akuzuese nuk ka prova për të vertetuar të kundërtën e atyre që ka shkruar Rilindja Demokratike për çiftin Meta.
Avokati i Monika Kryemadhit Syria Dosti kishte kërkuar dëmshpërblim prej 2 milion lekësh për shpifje në 4 shkrime të kësaj gazete ku Kryemadhi akuzohej si pronare e një guroreje ku kanë vdekur dhe 2 punëtorë për mungesë kushtet teknike. Me vendimin e sotëm ka pushuar çeshtja penale dhe ndaj gazetës RD./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended