Arta Dade për 8 Marsin - (8 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

8 Marsi dita e lëvizjes femërore që prej një shekulli festohet në mbarë botën. Që nga viti 1977, kjo ditë është përkrahur edhe nga internacionalja socialiste femërore. Gratë e politikës shqiptare sot e kanë kaluar këtë festë në punë. Sekretarja e mardhënieve më jashtë në PS Arta Dade, ne lidhje me tën u shpreh:

Arta Dade:- ?Për mua sot është një ditë e zakonshme pune. Sapo jam kthyer nga mbledhja e komisionit të paktit të stabilitetit. Jam duke pritur një delegacion të një partie simotër të vendeve të Europës Qëndrore e Lindore, vjen pikërisht delegacioni i Partisë Socialiste Hungareze. Kështuqë ditën sot do ta kem të ngjeshur përsëri me një aktivitet politik. Megjithatë neve u argëtuam para dy ditësh me shoqet veteran dhe kjo ishte e veçanta e këtij 8 Marsi. Zakonisht për festa na bëhen edhe dhurata. Unë kam marrë një dhuratë të bukur nga dy djemtë e mi dhe një dhuratë e veçantë nga zonja Meksi, e cila më ka dhuruar një libër të shoqëruar me një karafil shumë të bukur?./tvklan.al

Recommended