Ilir Meta nga Brukseli për status raportin - (23 Mars 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Gazetarja:- Çfarë garancish keni marrë nga Komisioni Europian lidhur me asocimin e shqipërisë në Bashkimin Europian?

Kryeministri Ilir Meta:- ?Në të gjitha takimet që unë kam zhvilluar ne KE, por edhe në parlamentin europian dhe veçanërisht takimet me presidentin e këtij komisioni zotin Prodi dhe komisionerin Paten, kam marrë angazhimin e Komisionit Europian, për të studiuar me vëmendje status-raportin, të cilin unë dorëzova dje në emër të qeverisë shqiptare dhe për të parë mundësinë për hapjen e negociatave në një të ardhme sa më të shpejtë në marrëveshjen e re me BE atë të sabilitetit dhe asocimit?.

Gazetarja:- Zoti kryeministër përveçshprehjes në një të ardhme shumë të shpejtë, a ka një afat kohor kur më konkret për fillimin e këtyre negociatave?

Kryeministri Ilir Meta:- ?Nuk mund të flas për një afat fiks sepse kjo do të jetë rezultat i një studimi që do të jetë si rezultat i ecurisë së gjithë angazhimeve që ne kemi ndërmarrë por ne besojmë se brenda këtij viti këshilli i ministrave të BE do të jap mandatin për të hapur negociatat me shqipërinë?.

Gazetarja:- Çfarë kontaktesh keni patur tjetër përsa i përketë konferencës së donatorëve në Bruksel?

Kryeministri Ilir Meta:- ?Sigurisht që një arsye tjetër e kësaj vizite në Bruksel është edhe përgatitja e Shqipërisë për konferencën e ditëve të ardhshme lidhur me paktin e stabilitetit dhe për këtë arsye kam zhvilluar takime të veçanta me koordinatorin special për paktin e stabilitetit zotin Homba dhe me zv/presidentin e Bnkës Europiane të Investimeve dhe mendoj se projektet shqiptare do të vlerësohen më mirë dhe të gjithë projektet që ka paraqitur shqipëria janë pranuar sit ë financueshme./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari
Recommended