Ilir Meta feston ditëlindjen - (24 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Kryeministri shqiptar Ilir Meta ka mbushur sot 31-vjeç. Miqtë dhe pjestarët e stafit të tij kanë organizuar një ceremoni të thjeshtë në ambjentet e kryeministrisë larg kamerave dhe gazetarëve, ku nuk kanë munguar surprizat.

Ilir Meta pasi ka mbaruar angazhimet e paradites së sotme rreth orës 15 ka ngritur në zyrën e tij dollinë e ditëlindjes. Këtë ngjarje të shënuar tashmë jo vetëm për familjen Meta por edhe për qeverinë, kryeministri e festoi në mbrëmje në një rreth të ngusht familjar.

Ditëlindja e këtij viti e ka gjetur metën kryeministrin me moshën më të re në historinë e shtetit shqiptar. Pas kongresit të 3-të të socialistëve, Meta u ngjit në postin e kryeministrit në qeverinë e kompromisit, të bekuar nga presidenti Mejdani me emrin e paktit të stabilitetit./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame