Ilir Meta dhe Bode për grupin anti-korrupsionit - (18 Prill 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Kryeministri Meta ka urdhëruar krijimin urgjentisht të një grupi pune për kontrollin e zbatimit të planit anti-korrupsion. Anëtarët e përcaktuar nga vetë kryeministri janë drejtor drejtorish të ministrisë së Drejtësisë, ministrisë së Financave si dhe specialist dhe ekspert të qeverisë.

Ky grup do të hetoj se si do të zbatohet platforma kundër korrupsionit se do të përgatis raporte special për kryeministrin. Pas këtij urdhëri të Metës ka qenë i menjëhershëm kundërshtimi i opozitës. Sipas sekretarit të përgjithshëm të PD Ridvan Bode, ky grup duhej të përbëhej nga opozitar dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe jo nga zyrtarë të lartë të pushtetit lokal.

Ridvan Bode:- ?Duke përdorur demagogjinë e luftës kundër korrupsionit të garantojmë pozitët e klaneve pushtetare që në periudhën gati tre vjeçare të qeverisjes së tyre e shndërruar korrupsionin nga një tendencë konjokturale të dominuar në një fenomen strukturor qeverisje. Nëse pretendohet për një luftë efektive ndaj korrupsionit, nëse pretendohet për të ngritur një grup një strukturë për të monitoruar luftën kundër korrupsionit kjo nuk mund të imagjinohet dhe nuk mund të jetë Brenda ombrellës qeveritare. Janë institucione joqeveritare ato që janë të besueshme për të operuar dhe për të nxjerr konkluzionet në luftën kundër korrupsioni?.

Të dyja palët si qeveria ashtu dhe opozita akuzojnë njëra tjetrën për mungesë të vullnetit politik për të bashkëpunuar. Gjithsesi opozita vazhdon të mos marrë pjesë në strukturat e ngritura kundër korrupsionit./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari
Recommended