Meta si kryeministër dhe Berisha si president? Lajmi i prodhuar nga Ilir Meta çorienton PD-në

  • 3 years ago
Ilir Meta shpërndau një lajm ditën e djeshme që në datën 26 prillit, pra 24 orë pas ditës së zgjedhjeve, ai do të japë dorëheqjen si president, pasi do të zgjidhet kryeministër dhe ministër i Brendshëm, ndërsa në vendin e tij si president do të zgjidhet Sali Berisha, ose ndoshta edhe Rexhep Meidani. Lajmi u kalua nga njerëz të stafit të Ilir Metës te gazetarë që ndjekin opozitën, por teksti ishte kopsitur kaq keq dhe jashtë çdo logjike sa ishte qartësisht një fake neës. Megjithatë lajmi u shpërnda me urdhër nëpërmjet televizionit të afërt me të, Ora News, dhe pas Orës dhe nga media e tjera afër LSI.

PD, e kapur në befasi nga ky lajm i nxjerrë nga vetë Meta, ngaqë nuk ka guxim t?i përgjigjet Metës, thotë se në fakt lajmi është diversion i Ramës. Detyra për ta përgënjeshtruar e ka marrë përsipër nënkryetari i PD, Edi Paloka.Paska filluar sërish me diversionet i marri. Po ndan dhe postet tani. Sa i dëshpëruar mund të jetë njeriu dhe sa tmerrshëm e zhysin sondazhet sa kërkon të joshë sa majtas sa djathtas. Njëherë donte të bëhej president, tani do e hiqka Metën nga presidenca e do e bëka ministër të Brendshëm. I ke bërë llogarit gabim o i marrë po njerëzit s'janë dele. S'ka pazar që të shpëton ty dhe kriminelet që të sollën dhe të mbajnë në pushtet. S'do këtë kurrë amnisti për ty e as për asnjë kriminel që pret të të sjellë vota ty dhe shpurës tënde Meta ta ka bërë të qartë se s'ke asnjë shans ta heqësh që aty deri sa t'i mbarojë mandati. E provove dhe dështove,? shkruan Edi Paloka në faqen e vet në  Facebook.

Recommended