Top News - Mesazhe për 2 korrikun e vitit 1990/ Ilir Meta dhe Edi Rama
  • 4 years ago
Ilir Meta dhe Ilir Meta kanë përkujtuar eksodin e shqiptarëve në 2 korrik të vitit 1990, plot 30 vjet më parë. Përmes një statusi në facebook, presidenti Ilir Meta ka postuar një foto brenda Ambasadës gjermane në Tiranë, ku sipas tij, rreth 3200 shqiptarë nisën një jetë të re në liri. Hapja e dyerve të Ambasadës gjermane goditi në zemër diktaturën më të egër në Europë ? shkruan Meta.
Në mesazhin e tij në rrjetet sociale, kreu u shtetit thotë se 30 vite më pas, në emër të këtyre sakrificave të jashtëzakonshme njerëzore duhet të përmbushim sa më parë të gjitha kushtet, që të nisim negociatat e anëtarësimit me BE gjatë Presidencës gjermane.

Presidenca gjermane e BE është një mundësi e shkëlqyer, dhe një sprovë e vërtetë për çdokënd që për Shqipërinë Europiane jo vetëm flet por edhe punon.
Mirënjohje të gjithë shqiptarëve që me guximin e tyre 30 vite më parë i dhanë Shqipërisë një drejtim të ri. Koha për të përmbushur ëndrrën e çdo qytetari: Shqipëria si gjithë Europa. Koha për kthimin e shqiptarëve në vendin e tyre ? përfundon statusin e tij në facebook presidenti Ilir Meta.
Ndërsa Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video nga eksodi i shqiptarëve 30 vite më parë. Krahas videos, Rama shkruan se kjo është një kohë për të kuptuar vlerën e lirisë.
?30 vjet nga eksodi historik i shqiptarëve, një kohë për të kuptuar çmimin e lirisë dhe dëshirën e zjarrtë të shpirtit shqiptar që u përball me diktaturën dhe luftoi për lirinë?, shkruan Rama.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#IlirMeta#EdiRama#TopChannel
Recommended