Ilir Meta për akuzat e opozitës - (11 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Kryeministri Ilir Meta:- ?Së pari qeveria shqiptare përgjigjet për interesat shqiptare. Së dyti për relizimin e tyre ne përpiqemi të zhvillojmë politika të fqinjësisë së mirë dhe të marredhënieve sa më të mira me të gjitha vendet fqinje. Keshtuqë te gjitha ato qe ka shkruajtur opozita, shtypi i saj dhe një pjesë e shtypit në përgjithësi rreth problemeve që kanë të bëjnë me konferencën e ardhshme të Brukselit, me prioritetin e qeverisë shqiptare me paktin e stabilitetit, janë thjeshtë një spekulim dhe mashtrim i zakonshëm. Dua të konfirmojë se porti i Durrësit mbetet një prioritet për qeverinë shqiptare. Gjithë projektet për zhvillimin e vendit dhe të rajonit dhe do të synojmë që të fitojmë një përkrahje sa më të madhe për të?.

Gazetarja :- Ndërkohë edhe një ministër tjetër i qeverisë tuaj, zoti Milo është përfolur për trafik vizash greke. Duke pasur parasysh dhe akuzat ndaj Angjelit a do të ketë ndryshime në qeveri dhe ju a do të reagoni ndaj këtyre akuzave zot Meta?

Kryeministri Ilir Meta:- ?Unë mendoj se këto akuza janë pjesë e një lufte politike që zhvillohet dhe sa më takon mua, unë nuk jam i shqetësuar për këto për arsye sepse këto janë normale dhe nuk do të pengojnë aspak qeverinë për të realizuar programin dhe objektivat e saj./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

Recommended