Ilir Meta vizita në Bari - (2 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Përurohet në Bari të Italisë në prani të kryeministrit shqiptar Ilir Meta, pllakata përkujtimore për heroin tonë kombëtar Luigj Gurakuqi. Ai është vrarë 75 vjet më parë në këtë vend nga agjentët e Zogut. Kështu bashkia e Barit mendoi të vendos këtë pllakat për atdhetarin e shquar shqiptar.

Vetë kryeministri Meta në ceremoninë e sotme ka zbuluar pllakatën përkujtimore, që tregon vendin ku ka rënë Luigj Gurakuqi. Ai është takuar me kryetarin e bashkisë dhe prefektin me të cilin ka diskutuar për shtimin e lidhjeve mes qyteteve shqiptare dhe atyre të rajonit të Pulias.

Kryeministri Meta shoqërohej edhe nga krybashkiaku dhe disa përfaqësues të bashkisë së Elbasanit, të cilët kanë nënshkruar protokollin e miqësisë së mirë me qytetin e Barit./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego