Kryeministri Ilir Meta kthehet nga Kroacia (2 Gusht 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Kryeminstri Meta sot pasdite ka përfunduar vizitën e tij dy ditore në Kroaci. Ministrat që e shoqëronin arritën në aeroport rreth orës 18:00 ku Meta ka folur dhe për gazetarët. Sipas tij një nga arritjet e kësaj vizite si heqja e vizave mes dy vendeve, do të ndikojë në bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, por dhe në realizimin e një Ballkani pa kufij.
"Kthehem nga Kroacia me përshtypjet më të mira dhe shumë entuziast për bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Kroacisë. Po kështu kthehem dhe me disa arritje konkrete siç është angazhimi për herë të parë i qeverisë kroate dhe presidentit kroat për heqjen e vizave midis dy vendeve, e cila tashmë do të bëjë që të punojmë me efikasitet që të bëhet realitet në një të ardhme shumë të shpejtë. Kjo do t'i japë një hov të ri marrëdhënieve veçanërisht në marrëdhëniet e tregtisë, të bashkëpunimit ekonomik, të zhvillimit të transportit, qarkullimit të qytetarëve. Gjithashtu dëshiroj të vlerësoj pranimin e propozimit nga ana jonë të bashkëpunimit trepalësh Shqipëri-Kroaci-Mali i Zi e cila është midis dy vende tona."/tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended