Kryeministri Meta ben deklarata te forta per Berishen nga Shkodra - (27 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Kryeministri Meta ka zhvilluar sot një miting në sheshin kryesor të Shkodrës, duke mbyllur kështu fushatën e socialistëve në këtë qytet. Meta ka qenë i ashpër ndaj kryetarit të PD Sali Berisha dhe deklaratave të tij gjatë kësaj fushate.

Kryeministri Ilir Meta:- ?Jam këtu, për t?u thënë rrugaçëve dhe banditëve, të kapobandës Sali Berisha, se nuk pyes për rrugaçët e tij, as unë as shteti, se nuk pyes për rrugaçërinë e tij. Ky njeri që futi në vëllavrasje Tropojën, që futi në gjakmarrje vendlindjen e vetë, këtij sherrxhiu nuk mund t?ia shikojë hairin as Shkodra as e gjithë Shqipëria, ndaj jam i bindur se më 1 Tetor, Shkodra do t?i thotë jo, këtij primitivi, këtij arkaiku, këtij rrugaçi?.

Kryeministri i ka cilësuar mashtrime premtimet e Berishës, për Shkodrën, duke përfshirë këtu edhe rrugën e Velipojës. Ne, nënvizoi Meta, do të ndërtojmë rrugën e Velipojës, duke rritur mirëqenien e shkodranëve.

Kryeministri Ilir Meta:- ?Jam këtu që t?ju them shkodranëve, se ata e kanë përkrahur PD, se ata kanë pasur shumë ministra nga Shkodra, por ata nuk kanë bërë as një metër rrugë për Shkodrën. Ata i kanë grabitur fondet për Shkodrën. E vetmja gjë që kanë bërë është se janë pasuruar me sakrificat dhe kontributin e shkodranëve. Janë ata që edhe sot pas dhjetë vjetësh nuk e kanë konceptin e demokracisë, janë ata që kanë futur farën e përçarjes në të gjithë Shqipërinë. Ndaj 1 Tetori është një ditë e madhe, për të gjithë Shqipërinë, por veçanërisht për Shkodrën, sepse unë kam besim se më 1 Tetor Shkodra do t?i thotë jo këtij karikature politike që quhet Sali Berisha?.

Meta u ka bërë thirrje qytetarëve të Shkodrës, të votojnë për Esmeralda Uruçin, kandidaten socialiste për kryetare bashkie, pasi do të gjejnë tek ajo partneren e vërtetë për të zgjidhur hallet e tyre./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended