Kryeministri Meta pret shiritin per ndertimin e spitalit te ri ne Durres - (26 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Kryeministri Meta ka prerë shiritin e punimeve për ndërtimin e spitalit të ri të Durrësit. Meta deklaroi se tashmë spitali i Durrësit nuk është më një legjendë e përfolur por një realitet. Spitali i ri me një sipërfaqe të përgjithshme prej gati 8 mijë metra katror, do të ndërtohet nga firma turke Tepe.

Kjo firmë ka mbyllur me sukses punimet gjatë këtij muaji në spitalet e Shkodrës dhe të Vlorës. Investimi i përgjithshëm për ndërtimin e spitalit të Durrësit, llogaritet 9 milion dollarë, financime këto të ofruara nga OPEC dhe Banka Islamike. Kryeministri Meta më pas ka vizituar repartin e Pediatrisë, të rikonstruktuar tërësisht me fondet e qeverisë shqiptare.

Kryeministri Meta, ka prezantuar kandidatin socialist për në një nga zonat më të varfra të Durrësit, e quajtur ish-këneta. Meta u premtoi të ardhurve të rinj në qytet se pronat dhe gjakun tuaj, do t?i gëzoni. Qeveria do ta bëjë këtë zonë Durrësin e ri në saj të investimeve vendase dhe të huaja./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended