Report TV - Tërmeti/ Kryeministri Rama shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Tiranë dhe Durrës
  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama shpall gjendjen e jashtëzakonshme.

"Është thënë se ne po shmangim gjendjen e jashtëzakoshme për të mos marrë përsipër përgjegjësitë tona, pa e ditur fare se çfarë është në të vërtetë gjendja e jashtëzakoshme. Dje nuk ka qenë momenti për këtë. Dje ka qenë momenti për të adresuar hemoragjinë e tmerrshme që ka shpërthyer. Ne dje kemi folur me njëri tjetrin vetëm në rrugë digjitale. Ministrja e Infrastrukturës është gdhirë në atë rrugicën e rrënojave që mbajnë ende brenda. Ne sot do të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme. Ashtu si kushtetuta dhe legjislacioni e thonë do jetë në perimetrin e vendeve që janë të prekura. Tiranës dhe Durrësit. Ne marrim vendim për gjendjen e jashtëzakonshme por nuk harrojmë se kjo është një ditë kur plagët janë aty", tha Rama.
Recommended