Ora News - Rama shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Durrës dhe Tiranë
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Më shumë se 24 orë pas tërmetit vdekje prurës, Kryeministri Edi Rama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Tiranë dhe Durrës.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, ku kryeministri shpjegoi se i ishte dashur pak kohë për reflektim dhe se dje nuk ishte momenti për ta bërë një gjë të tillë.

Edi Rama: Nuk është koha për asnjë polemikë, por kemi parë me keqardhje disa shfaqje mistrecllëku në raport me temën e gjendjes së jashtëzakonshme, të cilat kanë ndikuar një pjesë të opinionit publik me idera të gabuara sipas së cilave ne qenkëshim duke evituar gjendjen e jashtëzakonshme duke mos marrë përgjegjësitë tona.

Dua ti them të gjithë qytetarëve që e kanë bërë të vetën këtë tezë pafajësisht, pa e ditur fare se çfarë është në të vërtetë gjendja e jashtëzakonshme dhe pa na dhënë kohën që të bëjmë gjërat me radhë, ashtu si kundër edhe shumë gazetarë që e kishin të vetmen pyetje.

Dje nuk ka qenë momenti për këtë. Dje ka qenë momenti për të adresuar hemorragjinë që kishte shpërthyer. Dje faktikisht ne kemi pasur komunikim me njëri-tjetrin, por vetëm në rrugë digjitale sepse të gjithë kemi qenë në një pikë të frontit.

Ne sot do të shpallim gjendje e jashtëzakonshme bazuar në kushtetutën dhe legjislacionin përkatës. Ashtu sikundër Kushtetuta dhe legjislacioni e shpjegojnë dhe duke u nisur nga natyre e problematikës dhe premietri situatës do të jetë një gjendje e jashtëzakonshme në perimetrin e dy rajoneve që janë prekur drejtpërdrejt dhe ku plagët janë më të hapura në Durrës dhe Tiranës. Gjendja e jashtëzakonshme nuk është thjesht çështje financash, por është një seri masash. Nuk e di a janë të gatshëm ata që e predikonin për t'iu nënshtruar këtyre masave. Kjo ka qenë arsye që ne kemi reflektuar, sepse gjendja e jashtëzakonshme përkon me marrjen ose krijimin e një niveli të ri të qeverisjes së situatës për një periudhë 30 ditore. Është e zgjatshme në vend, por për një periudhë 30 ditore gjendja e jashtëzakonshme ka disa detyrime për ata që do ta qeverisin gjendjen e jashtëzakonshme, që mbase nuk do tu vijë përshtat atyre që e kanë predikuar, duke menduar se ka qenë një temë me të cilën mund të bënin politikë, ndërkohë që Shqipëria ishte në lot.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/rama-shpall-gjendjen-e-jashtezakonshme-ne-durres-dhe-tirane-ab

Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/vMs_KprXXSo
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended