Report TV - Sot ditë zie për! Rama shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Tiranë dhe Durrës
  • 4 years ago
TIRANE- Një ditë pas tërmetit 6.4 ballë që goditi Shqipërinë, kryeministri Edi Rama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Tiranë dhe Durrës të cilat janë edhe qarqet më të prekura nga tërmeti 6.4 ballë. Rama tha se ky vendim nuk ishte marrë më herët për shkak se dita e djeshme ka mbajtur të mbëthyer të gjithë kabinetin e qeverisë për të ardhur në ndihmë të qytetarëve zonat më problematike.

Për qeverinë, tha Rama prioritet kryesor tashmë është programi i rindërtimit të banesave të prekura nga tërmeti, ndërkohë që paralajmëroi ata që kanë pësuar dëmtime më të mëdha që të dalin nga shtëpitë.

Rama tha se 27 Nëntori është zyrtarisht Ditë Zie Kombëtare, ndërkohë që deklaroi se nuk mund të shpallen tre ditë zie kombëtare për shkak se në vazhdim janë festat kombëtare të pavarësisë dhe çlirimit.

Ai njoftoi të gjithë qytetarët që duan të ndihmojnë personat prekur nga tërmeti që të depozitojnë ndihmat e tyre përmes aplikacionit E Albania.
Recommended