Presidenti vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme për 14 ditë
  • 4 years ago
Presidenti Stevo Pendarovski gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të koronavirusit e vazhdoi edhe për 14 ditë dhe jo 30 siç kishte kërkuar Qeveria. Ndër arsyet kryesore për këtë vendim Pendarovski përmendi masat ekonomike dhe sociale që duhet të miratohen në këtë periudhë. Ai mohoi që shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme te ketë lidhje me caktimin e datës së zgjedhjeve. Tha se KSHZ-ja do të organizojë zgjedhje kurdo që partitë ta vendosin atë.  

Ata do t'i përshtaten asaj që do të kërkojë politika. Ata veprojnë sipas ligjeve, në këtë situatë, sipas Dekreteve. KSHZ-ja nuk është kompetente për të treguar se kur duhet të ketë zgjedhje. Nëse politikanët thonë të ketë nesër-pasnesër, ata thonë se do t'i zbatojnë sipas dispozitave ligjore- deklaroi President Stevo Pendarovski.

Pendarovski tha se është kundër zgjedhjeve pa monitorues ndërkombëtarë.  

  Pa monitorim ndërkombëtar nuk dua as të mendoj për zgjedhje, nuk do të marr pjesë në to dhe si institucion që mbaj llogari për demokracinë. Presim të fillojmë negociata me BE-në dhe nëse nuk kemi verifikim ndërkombëtar për gjithë procesin zgjedhor nuk mund të llogarisim të fillojmë bisedimet me BE-në- pohoi Stevo Pendarovski.

Takimi i ardhshëm i presidentit me liderët do të mbahet në fillim të javës së ardhshme.
Recommended