Ora News - Nesër s'ka mësim në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Pushim dhe për prindërit në administratë
  • 5 years ago
#oranews

E hëna nuk do të jetë ditë mësimi për qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Vendimi i njoftua nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

Sipas Shahinit ky vendim nuk lidhet me infrastrukturën shkollore, pasi sipas saj është plotësisht gati që të fillojnë mësimin ditën e nesërme.

Por, shtoi Ministrja, qytetarët nuk janë gati emocionalisht që të vijnë në shkollë.

Shahini: Është e kuptueshme dhe duke marrë këtë parasysh dhe duke dëgjuar psikologët kemi vendosur që dita e nesërme në Tiranë, Elbasan dhe Durrës do jetë pushim.

Ditë pushimi të jetë njëkohësisht edhe për prindërit e nxënësve të shkollave 9-vjecare, të cilët punojnë në administratë shtetërore.

Pas saj Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, njoftoi se pushim do të jenë dhe kopshet dhe çerdhet.

Xhaçka: Duke pasur parasysh edhe faktin që ngjarja e fundit sigurisht që ka shkaktuar më shumë frikë e stres tek ata që janë edhe qytetarët më të vegjël të Tiranës, Durrësit dhe çdo zone të prekur nga tërmeti, është Ministria e Arsimit ka vendosur që dita e nesërme të jetë pushim për shkollat 9 vjeçare dhe të mesme në qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan, ndërkohë që sapo është marrë vendimi që në keto tre qarqe do të jetë pushim edhe për kopshtet dhe çerdhet. Sa ju takon prindërve që punojnë në administratën shtetërore, të gjithë ata që kanë fëmijë në kopshte, çerdhe apo shkolla 9 vjeçare, nesër mund të qëndrojnë pranë fëmijëve të tyre.

Ministrja foli për 98 shkolla, të cilat kanë pësuar dëmtime nga tërmeti, si plasaritje fasadash.

Shahini: Kam qenë në komunikim të drejtpërdrejtë me të gjithë drejtuesit e të gjithë shkollave dhe që dje nuk kemi nxënës dhe mësues të lënduar. E përqendruam në zonët më të prekura nga tërmeti, sot kemi vetëm 2 shkolla që janë raportuar në gjendje jo të sigurta, një një qendër Bërxullë që do sillen në shkollën qendër. Një tjetër në periferi të Tiranës. Në total janë 98 shkolla që kanë pësuar dëmtime si plasaritje fasadash, pjesa më e madhe është pastruar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/neser-dite-pushimi-shkollat-ne-tirane-durres-dhe-elbasan

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended