Kryeministri Meta: Pergjegjesine per listat e votuesve e ka vetem PD-ja (20 Shtator 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Kryeministri Meta ka takuar sot përfaqësuesit diplomatikë të disa vendeve dhe krerët e organizmave ndërkombëtare në Shqipëri. Ata janë interesuar për ecurinë e fushatës e të tjerë. Në takim ka marrë pjesë dhe ministri i Rendit Spartak Poçi me të cilin është diskutuar për sigurinë dhe shmangien e incidentëve gjatë fushatës dhe në ditën e zgjedheve. Kryeministri Meta ka njohur miqtë e Shqipërisë për përgjegjësitë e ekzekutivit për të realizuar një proces sa më korrekt.
Qeveria tha Meta do të vazhdojë të kërkojë bashkëpunimin e të gjitha forcave politike në mënyrë që të forcohet transparenca dhe organizimi sa më normal i zgjedhjeve. Miqtë siguruan dhe njëherë kryeministrin se do të mbështesë dhe angazhohet në mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve. Pas takimit, Meta ka dalë para gazetarëve.
Qeveria tha ai është tepër e vendosur, e ka situatën nën kontroll dhe do t'a ketë para dhe pas zgjedhjeve. Meta nuk mohoi se ka informacione në përpjekje të Beogradit për të krijuar trazira në prag të zgjedhjeve në Shqipëri. I pyetur për kontenstimet dhe akuzat e PD-së për falsifikim të listave të zgjedhësve nga qeveria, Meta tha:
"Zoti Berisha redakton keq atë që dëgjon nga qeveria, e cila nuk ka asnjë lidhje me përgatitjen e listave, por përkundrazi PD edhe drejtpërdrejtë si një nga forcat kryesore që ka pothuajse të saj në të gjithë grupet treshe që kanë përgatitur këto lista, por edhe nëpërmjet pushtetit vendor në të cilin në shumicën dërrmuese të Shqipërisë i takon PD-së, ka patur dhe ka përgjegjësinë e saj nëse ka gabime përsa i takon listës së zgjedhësve dhe kjo nuk është një përgjegjësi e qeverisë."/tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended