Ministri Fino: Ministria nuk fillon pune pa ardhur te gjitha listat e votuesve (16 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Regjistrimi i votuesve shqiptarë vazhdon të mbetet impenjimi kryesor i Ministrisë së Pushtetit Lokal. Ministri Fino ka deklaruar se deri tani ka përfunduar 85% e regjistrimit. Problem sipas tij mbeten qytetet e mëdha.
"Siç është Tirana, siç është Shkodra, Durrësi, por siç ka dhe qytete të tjera të mëdha që janë mirë si Korça, Elbasani dhe gjithë Prefektura e Dibrës dhe në mënyrë të veçantë do të thoja Prefektura e Beratit që është prefektura e parë në Shqipëri që ka mbaruar me sukses të plotë të gjithë çeshtjet e regjistrimit."
Ndërkaq Ministri Fino deklaron se e ka mbyllur ministrinë e tij. Cila është arsyeja:
"Punonjësit e Ministrisë së Pushtetit Lokal të cilët kanë dy javë e pak që nuk janë në zyrë dhe unë e kam mbyllur ministrinë vetëm e vetëm që të realizojmë sa më shpejt procesin e sjelljes së listave të zgjedhësve në Qendrën e Informatikës Financiare dhe u kam lënë porosi që pa sjellë gjithë listat nuk do të fillojnë punë."/tvklan.al

Gazetare: Mimoza Picari

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended