Perfundon procesi i regjistrimit te votuesve ne Gjirokaster (16 Korrik 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Në tre rrethet e Prefekturës së Gjirokastrës është në përfundim procesi i regjistruesve në terren i votuesve për zgjedhjet e pushtetit lokal. Vetëm dy njësi adiministrative nga prefektura nuk kanë mundur të dërgojnë deri tani të dhënat e regjistrimit në qendrën e informatizimit në Tiranë. Ato janë komuna e Lazaratit dhe Bashkia e Gjirokastrës. Sekretari i Përgjithshëm i Komunës së Gjirokastrës Pandeli Bedjava për Televizionin Klan sqaron:
"Në rrethin e Gjirokastrës ka ngelur vetëm Bashkia e Gjirokastrës dhe të gjitha bashkitë e tjera i kanë dorëzuar këto dokumentacione. Dhe Bashkia e Gjirokastrës po vazhdon punën e saj dhe deri tani në 90 qendra votimi që ka janë dorëzuar 14 qendra të votimit, por këto nuk janë dorëzuar akoma në komisionin e qendrës së informatikës të regjistrimit për regjistrin kombëtar të votuesve."/tvklan.al

Gazetare: Mimoza Picari

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended