Durres, mbyllet procesi i rishikimit te listave te votuesve - (18 Shtator 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Në Durrës është mbyllur procesi i rishikimit dhe korrigjimit të listave të votuesve. Dje kryetari i komisionit të zgjedhjeve për Durrësin Lionidha Gjermeni, ka deklaruar se janë shtuar në lista 3 mijë e 500 emra të rinj. Procesi ka vazhduar sot vetëm për një qendër në Shkozet, ku ishin të diskutueshëm gati 300 emra, por megjithatë përplasjet mes forcave politike nuk janë sheshuar.

Partia Demokratike ka ankesa për orarin e parakohshëm të mbylljes së listave sepse sipas tyre kjo ka sjellë mos regjistrimin e 300 simpatizantëve të saj. Tensionet mes PD dhe PS kanë vazhduar dhe përsa i përket mbylljes përfundimtare të dokumentacionit dhe dërgimin e saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Tiranë.

Demokratët kanë deklaruar se përfaqësuesi kandidat demokrat Gorea, duhet të ishte në mbledhje. Sipas kodit zgjedhor, ai duhet të marrë pjesë në mbledhje, por në këtë kod nuk përcaktohen të drejtat e tij. Kaq kanë mjaftuar që përfaqësuesit e PS dhe PD, të akuzojnë njëri-tjetrin si sabotatorë të procesit zgjedhor./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended