Perfundon afati i regjistrimit te studenteve ne fakultete - (19 Shtator 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Sot përfundon afati i regjistrimit të gjithë studentëve që kanë fituar në degët përkatëse të fakulteteve. Duke nisur nga sot, pas orës 14:30, nëpër sekretari shpallen vendet bosh, të cilat i lënë mundësi të regjistrohen asaj pjese të skualifikuar. Nga data 17 që ishte përcaktuar, Ministria e Arsimit vendosi ta shtyjë dy ditë deri sot, pasi një pjesë e studentëve deri në këtë datë kishin mbetur pa u regjistruar.

Në disa fakultete Ministria e Arsimit, ka vënë re që njoftimi i përcaktuar për t?ua shpërndarë studentëve për datën e regjistrimit nga sekretaret, nuk iu është dhënë. Kështu që shumica e studenteve pas marrjes së lajmit fitues vonojnë për t?u regjistruar. Në mjaft fakultete deri sot kanë mbetur mjaft vende bosh. Deri në datën 23 Shtator sekretaritë do të merren me plotësimin e vendeve bosh dhe më pas do të punohet për regjistrimin e studentëve me pagesë./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended