OSBE drejtuar partive politike: Behuni gati te pranoni cdo rezultat te zgjedhjeve (29 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin Europian OSBE, ka shprehur shqetësimin për zhvillimin e zgjedhjeve lokale të 1 tetorit në Shqipëri. Në deklaratën për shtyp, Ambasadori Arens tha se këto zgjedhje përfaqësojnë një kthesë në drejtim të kundërt me rrugën e konfrontimit dhe drejt rrugës së qëndrueshme të demokratizimit të një konsensusi politik të përparimit ekonomik të investimeve të reja të punës.
OSBE u ka bërë thirrje të gjithë partive politike dhe të gjithë kandidatëve për të pranuar rezultatet e zgjedhjeve të cilat janë vendimi i votuesve. Sipas përfaqësuesve të OSBE-së është bërë gjithçka që ishte e mundur për të siguruar që çdo njeri i cili gëzon të drejtën e votës, do të ketë mundësinë për të votuar, ndaj i bëhet thirrje zyrtarëve në qendrat e votimit për të qenë fleksibël me identifikimin e votuesve.
Përsa i përket komisioneve të qendrave të votimit OSBE kërkon të zbatohet në të gjithë vendin marrëveshja për ndarjen 50 me 50 të vendeve të kryetarëve të këtyre komisioneve. OSBE ka vlerësuar gjejen e zgjidhjes nga Partia Socialiste për të zhvilluar mitingun e saj përmbyllës elektoral në sheshin "Skënderbej" disa orë më parë se Partia Demokratike./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended