Këshilli Politik, Bylykbashi: Gati të vijmë sërish në mbledhje nëse PS firmos për asistencën e OSBE
  • 3 years ago
Përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi tha se Gjiknuri ka ende kohë të kthejë përgjigje për të kërkuar asistencë nga OSBE/ODIHR. Nëse PS pranon, tha Bylykbashi opozita është e gatshëm të mblidhet sërish sot, por që duhet firmosur nga palët një fletë ku kërkohet asistenca e ODIHR.

"Ne bëmë kërkesën zyrtare që përfaqësuesit e Partisë Socialistë të bien dakord për të dorëzuar kërkesë për të marrë asistencë nga OSBE/ODIHR në përputhshmëri me standardet për propozimet që bëjnë, ishim të gatshëm të vazhdonim mbledhjen për aq kohë sa PS të kërkonte, por e bojkotit. Nëse reflekton mund të rikthemi po sot për të vijuar mbledhjen. Nëse po duhet nënshkruar një letër për asistencë të OSBE ODIHR, dhe nëse nuk pranon le ta sjellë më shkresë si refuzim zyrtar", tha Bylykbashi.
Recommended