PD reagon pas raportit të OSBE/ODHIR, Bylykbashi: U vërtetuan ato që ka denoncuar PD
  • 5 years ago
Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi me anë të një deklarate për mediat ka komentuar gjetjet e OSBE/ODHIR për zgjedhjet lokale të 30 qershorit duke thënë se ky raport paraprak vërtetoi sipas tij se zgjedhjet janë fasë dhe të jashtë ligjshme.

Ndër të tjera Bylykbashi ka deklaruar se Partia Demokratike prej disa kohësh po denoncon se qeveria do të kryej zgjedhje jo të rregullta. Bylykbashi theksoi se procesi zgjedhor ishte nul dhe u dhunua kodi zgjedhor.

Në përfundim të fjalës së tij, Bylykbashi ka thënë se opozita do të vijoi të nxjerrë shkelje e kontestuara nga vëzhguesit e tyre në terren.

?OSBE/ ODIHR iu tha shqiptarëve se më 30 qershor nuk pati zgjedhje. Mungesa e zgjedhjes i ka bërë këto zgjedhje nul. ODIHR iu tha shqiptarëve se ata nuk patën mundësi për të zgjedhur dhe kandidatët nuk kishin rivalë. Kjo është deklarata më e fortë dhe më ashpër që ka bërë në këto 28 vjet OSBE/ODIHR. Kjo deklaratë e sotme bëri nul të gjitha përpjekjet e Edi Ramës dhe organizimin e një farse më 30 qershor. Opozita do të vazhdojë të provojë çdo shkelje më 30 qershor dhe do të bëjë të mundur që shqiptarët të zgjedhin në zgjedhje të lira e të ndershme?, deklaroi ndër të tjera Bylykbash
Recommended