Ora News - Dosja “339”, SPAK firmos 22 urdhërarreste

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka firmosur 22 urdhërarreste për dosjen e famshme ?339?, e cila ka të bëjë me vjedhjen e votave, labaoratorin e kokainës në Has dhe një sërë çështjesh të tjera.

Lëshimi i urdhëarresteve është bërë me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Mësohet se personat e arrestuar janë kryesisht ish-komisionerë dhe punonjës të nivelit të ulët në administratën shtetërore në Tiranë e Durrës.

Operacioni është ende në zhvillim. Nuk janë ekzekutuar të gjithë urdhëarrestet që janë nxjerrë dje nga dy prokurorët e SPAK, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

Janë prokurorët që e kanë hetuar këtë dosje që në fillim. Dosja është ndarë në disa fraksione. I fundit që kishte mbetur pa u finalizuar ishte shitblerja e votës.

Hetimi për dosjen ?339? kishte nisur si fillim për trafikim të lëndëve narkotike por rrugës dolën edhe vepra të tjera penale.

Hetimet janë zgjatur deri më tani për shkak të transkiptimit të përgjimeve.

?Operacioni i nisur dje vijon dhe sot dhe pritet që SPAK të dalë në një konferencë për shtyp lidhur me emrat e arrestuar. Mësohet se në këtë moment dosja është në fazën për gjykim. Nuk ka emra zyrtarësh të lartë, kryesisht komisionerë por edhe punonjës të tjerë të administratës që janë marrë me zgjedhjet dhe që kanë dalë në përgjime? raportoi gazetarja e Ora News Keti Banushi.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/dosja-339-spak-firmos-22-urdherarreste/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended