Ora News - PS firmos me opozitën parlamentare votimin e “5 qershorit”, Gjiknuri thërret Këshillin

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Ashtu siç kishte parlajmëruar, kryeministri Edi Rama pasi nuk arriti të merrte konsensusin e plotë të opozitës parlamentare për të votuar në Kuvend marrëveshjen e 5 qershorit, ka siguruar numrat e mjaftueshme për të votuar atë.

Pasditen e 21 korrikut 2020, marrëveshjes së 5 qershorit ju shtua një marrëveshje e dytë e 21 korrikut mes PS dhe opozitës parlamentare, përmes të cilës ka marrë konsensus të pjesshëm për votimin e ndryshimeve në kodin zgjedhor dhe konsensusin e plotë për ndryshimet kushtetuese.

Votën kundër 5 qershorit e deklaroi Myslim Murrizi si Grup Demokrat dhe Ralf Gjoni.

Dy kryetarët e tjerë të grupeve parlamentare Edmond Stojku dhe Nimet Musai thanë se janë dakordësuar me të gjitha pikat e marrëveshjes politike me PS, duke thënë se më 23 korrik do arrihen 84 votat e nevojshme për 5 qershorin, ndërsa më 30 korrik do të votojnë listat e hapura duke e cilësuar një sukses plotësimin e kërkesës së tyre.

Pas takimit, Rama i bëri thirrje Bashës që të mos bëjë gabimet e së shkuarës por të vazhdojnë punën së bashku pasi ka shumë mundësi që të bien dakord për shumë çështje dhe pse jo për të gjitha.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/takimi-i-rames-me-opoziten-parlamentare-burime-pritet-te-firmoset-marreveshja-per-votimin-e-5-qershorit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended