Këshillin Politik në 11:00 dhe Komisioni i 'Zgjedhores' në 17:00, Gjiknuri thërret mbledhjet
  • 4 years ago
Bashkëkryetari i Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, njëkohësisht anëtar i Këshillit Politik, Damian Gjiknuri ka propozuar thirrjen e tryezës së grupit negociator të Këshillit Politik, ditën e Premte 12 Qershor, ora 11:00, ndërsa në orën 17:00 ka kërkuar mbledhjen e Komisionit parlamentar për reformën zgjedhore. Në e-mailin e dërguar nga Gjiknuri për anëtarët e tjerë të Këshillit politik, Oerd Bylykbashi, Rudina Hajdari dhe Petrit Vasili, thuhet se duhet të nis sa më shpejt puna për të miratuar të gjitha amendimet e arritura në marrëveshje dhe të adresohen të gjitha pikat që është arritur konsensus pasi çdo vonesë e tyre do të krijojë probleme me ngritjen e organeve të reja të KQZ dhe kjo sipas Gjiknurit do të "rrezikojë implementimin e identifikimit biometrik në të gjithë vendin.

"Kjo bëhet edhe më e mprehtë nga nevoja për të kaluar të gjitha procedurat parlamentare deri në miratimin e saj në seancë plenare, duke pasuar edhe me zgjedhjen e organeve përkatëse brenda këtij sesioni parlamentar që mbaron në fund te Korrikut 2020. Çdo vonesë në miratimin e ligjit dhe zgjedhjen e organeve të reja të KQZ do të rrezikojë fillimin e implementimit të teknologjisë për identifikimin elektronik në të gjithë vendin", shkruhet në e-mailin e dërguar nga Gjiknuri.
Recommended