U shmang Komisioni i Reformës, Murrizi: Drafti i 'Zgjedhores' i njëanshëm, lëreni trafikun e votave
  • 4 years ago
TIRANE-Prej orës 10:00 vijon seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë. Seanca ka nisur me një paralajmërim dhe thirrje të kreut të grupit Demokrat Myslym Murrizi, se nuk do të lejojnë votimin e draftit të reformës zgjedhore në parlament. Murrizi afati i komisionit parlamentar të Reformës zgjedhore përfundoi në 30 qershor, ndërsa shumica e shmangi duke e dorëzuar draftin në Kuvend.

"Qenka dorëzuar një draft i njëanshëm. Nëse Ramës, Bashës, Metës apo Monikës që paratë e pista që u keni marrë shqiptarëve, mendoni të bëni një ligj me vota të trafikuara në Kuvend e keni gabim. Nuk do të arrini ta coni deri në fund, këtë gjellë qensh që gatuat do ua thellim syve. Unë jam anëtar i Komisionit të Reformës Zgjedhore, ju garantoj se nuk do të merrni asnjë votë këtej. Lërini lojërat e pista. Nuk do u pijë ujë paratë, as ju, as vëllezërve tuaj që sorollaten ambasadave. Ndalni pazarin. 30 vite më parë u prishën kangjellat e ambasadave, 30 vite më pas ju vazhdoni, pinjollët e tyre, kërkojnë që të mbajnë shqiptarët peng" tha Murrizi.Por kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi iu përgjigj duke thënë se drafti i dorëzuar ka marrë konsensusin e të gjitha palëve brenda dhe jashtë parlamentit. "Dy komente, kam  ditë që u kam njoftuar këtu në sallë, që në komisionit i ka mbaruar afati dhe ka përfunduar veprimtarinë, por kjo nuk do të thotë se çdo deputet të paraqesë nismë. Deputetë kanë sjellë një produkt mbi konsensusin. Nisma nuk është paraqitur në 12 të natës, por brenda orarit zyrtar, në orën 14:00 dhe është paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë. Nuk ka lidhje komisioni" tha Ruçi.
Recommended