RTV Ora - Lezhë/ Shtrohet rruga Rrilë-Tale, shmang trafikun drejt plazhit në verë
  • 5 years ago
#rtvora

Pushuesit që do të zgjedhin plazhin e Tales këtë verë do të kenë një zgjidhje për të shmangur trafikun.

Një rrugë lidhëse që përshkon fshatin Mylte po ndërtohet nga Bashkia e Lezhës për ti dhënë zgjidhje kësaj problematike ndërsa do të shkurtojë me 8 km distancën me Lezhën.

Për banorët kjo është një mundësi që ata të zhvillojnë bujqësinë pasi prej vitesh nuk kishin parë asfalt në fshatin e tyre.

Banor: "Kjo është në interes të fermerëve."

Administratori i Shënkollit, Albert Rrusti, e cilëson një rrugë për bujqësinë dhe turizmin

Albert Rrusti: "Është një financim me të ardhurat e bashkisë që u shërben rreth 2500-3000 banorëve. Kjo rrugë do të lehtësojë shumë trafikun për të shkuar në bregdet dhe do të shkurtojë rreth 7-8 km rrugë nga Lezha për të shkuar në bregdet."

Trafiku është një problematikë që ka shoqëruar ndër vite sezonin turistik në bregdetin e Shëngjinit, ndërsa mungesa e investimeve sipas banorëve ka mbajtur peng potencialet e zhvillimit në bujqësie e sektorë të tjerë të zonës së ShënKollit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/lezhe-shtrohet-rruga-rrile-tale-shmang-trafikun-drejt-plazhit-ne-vere

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended