Investimet në periferi, shtrohet rruga ‘Besnik Hidri’, Veliaj: Të njëjtin standard si në qendër
  • 6 years ago
Baltë në dimër, pluhur në verë, gropa dhe ujëra të zeza kudo. Kjo ishte panorama e asaj që ofronte Rr. ?Besnik Hidri? në Laprakë një vit më parë. Por, falë ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës, banorët e lagjes sot kanë një rrugë të shtruar, me trotuare, ndriçim, sinjalistikë, përfshi edhe rrjetin e kanalizimeve, të ujërave të bardha dhe të zeza. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet e kryera për ndërtimin e Rr. ?Besnik Hidri? dhe tha se ky investim tregon vëmendjen që Bashkia e Tiranës po i jep në vitin të fundit të mandatit të parë investimeve në periferi.

Bregu i Lumit prek sot Njësinë 11, Njësinë 9, Njësinë 8 dhe Njësinë 4 e nëse viti i parë ishte viti i emergjencave, viti i dytë ishte viti i zonave qendrore të Tiranës, viti i tretë ishte viti i fshatrave, që lidhen me Tiranën, viti i katërt është viti i investimeve në periferi. Siç e shikoni, kemi kaluar pjesën më të madhe të gushtit në periferi. Duam që e gjithë zona e Bregut të Lumit, në të katër njësitë, të lidhet me Tiranën dhe të kenë të njëjtin standard si në ndriçim, si në infrastrukturë, si në fibra optike, si në kanalizim, si në ujë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj
Ai shtoi se edhe në këtë zonë, ashtu si në çdo vend tjetër ku ka investuar Bashkia e Tiranës, rikualifikimi urban ka sjellë jo vetëm kushte më të mira jetese për banorët, por edhe ka rritur vlerën e pronës së tyre.

Më vjen mirë që nëse herën e parë diskutohej çfarë do të ndodhë me shtëpinë time, sot njerëzit flasin për vilën e tyre. Është e njëjta ndërtesë, fjala vilë nga fjala shtëpi ndryshon vetëm për faktin që janë kuruar muret, janë ulur bazamentet, njerëzit nuk rrethohen me barriera për t?u mbrojtur nga njëri-tjetri, por e trajtojnë komunitetin si një shtëpi të tyre të përbashkët.
Recommended