Investimet në arsim/ Veliaj inspekton shkollën e rikonstruktuar në Ndroq

  • 3 years ago
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi sot marrjen e masave në shkollën 9-vjeçare ?Bashkim Berisha? në Ndroq,e cila është rikonstruktuar me kushte më të mira për 270 nxënësit e saj. Veliaj tha se bashkia ka mbajtur fjalën duke investuar njësoj, me të njëjtën cilësi, si në qendër, edhe në periferi.


Veliaj shtoi se diferenca mes administratës së mëparshme, e cila nuk bëri asnjë shkollë dhe të sotmes, është e qartë.

?Ky ndoshta, ka qenë viti ynë kampion i hapjes së shkollave, kopshteve e çerdheve të reja, çka bën një kontrast shumë të madh. Nuk dua të merrem me politikë, por jam shumë i lumtur kur shoh se një Berishë ka emrin e shkollës në Ndroq, e cila quhet ?Bashkim Berisha?. Ka nevojë për bashkim, jo për ?përçarje Berisha?, jo për ?toksinë Berisha?, jo për ?helm Berisha?, jo për ?ndasi Berisha?. të gjithë njerëzit, por sidomos ata njerëz që janë për bashkim dhe solidaritet?,

Ai deklaroi se edhe sfida në betejën e ardhshme, është mes atyre që janë për bashkim dhe investojnë edhe arsim dhe atyre që përçajnë e shpifin.

?Në sfidën që do kemi vitin tjetër, beteja do jetë kush na bashkon dhe kush na përçan, kush investohet në arsim, kush investohet në injorancë; kush investohet në të vërtetë dhe kush investohet në fakte të rreme apo në përçudnimin njerëzor të atyre vlerave që na bashkojnë?

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ErionVeliaj#Ndroq#TopChannel

Recommended