Veliaj: Premtim i mbajtur, do ndërtojmë dhe shkollën - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për ndërtimin e një kopështi në Kodër-Kamëz.Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që po realizohen, ndërsa theksoi faktin se një zonë e zaptuar më parë po i kthehet banorëve në formën e një kopshti, si investimi më i mirë për fëmijët.?Jam shumë i lumtur që rikthehem në Kodër-Kamëz me një lajm të shkëlqyer për komunitetin. Lajmi ka të bëjë me hapjen e kopshtit, një zonë gjithashtu e zaptuar prej vitesh, por ajo që duhet të kuptojmë është se interesi i shumicës është mbi interesin e pakicës. Zaptimi i kopshteve, i shkollave, i çerdheve, i kampuseve universitare, do të marrë fund. Ka nisur të marrë fund, Kodër-Kamza është e para që po përjeton çlirimin e një territori të zaptuar, për të rikthyer ku ishte kopshti. Një komb që zapton kopshtet dhe shkollat, është komb pa të ardhme; një komb që çliron kopshtet dhe shkollat, i rindërton nga e para, shton kapacitetin, u jep mundësinë prindërve të shkojnë të punojnë, teksa edukatoret tona shembullore kujdesen për fëmijët e tyre, është një komb që ka të ardhme?, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës.Ai shtoi se kopshti i ri është një premtim i mbajtur dhe që do të ulë ngarkesën në kopshtet e tjera të zonës, si dhe do të risë cilësinë e shërbimit dhe edukimit për fëmijët që i frekuentojnë ato.Veliaj tha se pas kopshtit një tjetër premtim që do bëhet realitet për banorët e kësaj zone është dhe ndërtimi i shkollës së integruar ?Nënë Tereza? dhe që do u japi një mundësi të barabartë fëmijëve të kësaj zone, që të arsimohen si gjithë bashkëmoshatarët e tyre kudo në Tiranë.?Po mbajmë fjalën sot për kopshtin, ndërkohë që do ta mbajmë me patjetër fjalën për shkollën ?Nënë Tereza?, 9-vjeçare dhe gjimnaz, në Kodër-Kamëz. Kodër-Kamza nuk mund të jetë një xhep, nuk mund të jetë një zonë për të importuar vetëm protestues të dhunshëm, ka të gjithë potencialin që çdo fëmijë i Kodër-Kamzës, si çdo fëmijë dhe i Bllokut, edhe i Ali Demit, i Saukut, të kenë të njëjtin shans për t?u bërë nesër inxhinierë, drejtoresha, edukatore, administratorë. Nëse i shohim fëmijët këtu si potencial, jo si problem, atëherë sigurisht që me sytë e këtij potenciali, do bëjmë edhe planifikimet tona?, tha Veliaj.Sa i përket realizimit praktik të këtij projekti modern, Veliaj u shpreh i gatshëm që në bashkëpunim edhe me rektoratin të mund të bëjnë rishikimin e hyrjes së shkollës.?Jam i gatshëm që të diskutoj me rektoratin hyrjen në pronën e bashkisë, te ndërtimi i shkollës; nëse duan hyrje më vete dhe nëse kanë alergji fëmijët, jam i gatshëm ta diskutoj dhe t?u garantoj një hyrje më vete, por nuk e negocioj fare ndërtimin e shkollës ?Nënë Tereza?. Është nder që shkolla që mban emrin ?Nënë Tereza? të ndërtohet në Kodër-Kamëz, të jetë akoma më e bukur se shkolla ?Kosova?, Liceu dhe Shkolla e Baletit, sepse besoj që çdo punë duhet të jetë më e mirë se puna që kemi bërë më përpara. Me uratën, bekimi...
Recommended