Rama: Të kontribuojmë që t’ju ndërtojmë shtëpitë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama, sërish ka ripërsëritur thirrjen e tij për të gjithë qytetarët që të mos dërgojnë më ndihma, pasi tashmë kanë ardhur shumë ushqime dhe rroba.Shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se nevoja është përmbushur dhe është tejkaluar për ushqime dhe rroba, e tani më e rëndësishmja është që qytetarët të kontribuojnë sadopak për të bërë të mundur ndërtimin e shtëpive të prishur.Gjithashtu Rama ka publikuar edhe adresën zyrtare ku të gjithë shqiptarët mund të kontribuajnë për të ndërtuar banesat e të prekurve nga tërmeti i të martës me mbi 40 viktima.Ju lutem!Ju lutem mos dërgoni më ndihma ushqimore dhe rrobaKanë ardhur pafund dhe hapësirat e magazinimit po shterren. Në Portin e Durrësit s?ka më kapacitet për depozitimin e tyre dhe nevoja është përmbushur e tejkaluar, falë shumë njerëzve, sipërmarrjeve, organizatave, institucioneve brenda e jashtë! Gjynah nga Zoti të skadojnë a të kalben nga mospërdorimi.Faleminderit shumë, me zemër, por ju lutem mirëkuptimin tuaj.Ju lutem mos dëgjoni ata që spekullojnë me episode sporadike konfuzioni të natyrshëm në situatën e jashtëzakonshme ku jeminuk ka vjedhje ndihmash e as SHITJE NDIHMASH, në asnjë lloj niveli shqetësues, por bëhet fjalë për episode krejt të parëndësishme për nga përmasa apo për shfaqje e postime provokatorësh të pashpirt, në LUMIN E NDIHMAVE të solidaritetit fantastic.Ju lutem kuptoni se problemi i emergjencës fillestare të ushqimit dhe veshmbathjes se fatkeqëve, është tanimë i zgjidhur dhe i tejkaluar FALË JUSHJu lutem solidarizohuni për të përballuar luftën e vërtetë për strehimin e tyre dinjitoz.Kontribuoni me një shumë sado modeste, SIPAS MUNDËSISË SUAJ në adresën unike e-albania.al/dhuro dhe ju lutem, mos dëgjoni të paudhët që hedhin dyshime e mbjellin mërzi mbi kupën e shpirtit tuaj të dëshpëruar, duke aluduar lloj-lloj ligësish e pabesish?Ju lutem besojeni, ky është momenti ynë i ballafaqimit me zotin e shqiptarëve dhe nuk është ora e kujtdo që e mohon atë Zot, duke bërë politikë apo kallur mërzinë e vogëlsisë së vet, në SHPIRTIN TUAJ BUJAR.e-albania.al/dhuroZoti bekoftë Shqipërinë e ju të gjithë dhe frenoftë gjuhën e kujtdo s?di çfarë flet në këtë ORË SPROVE TË RËNDË për forcën e zemrës sonë
Recommended