Rama: Fermerët të bashkohen që të përfitojnë financime - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri ishte në një fidanishte në periferi të Tiranës, ku pa nga afër investimin në një prej serave më të mëdha në vend. Edi Rama u kërkoi fermerëve të mos harrojnë se bujqësia është e lidhur me tregun e për këtë arsye, të gjitha produktet duhet të orientohen sipas kërkesës së tregut.?Ajo që mund të thuhet me gjithë gojën është që me fondet që kemi në dispozicion dhe me fondet që kemi marrë nga BE, kushdo që do realisht të punojë dhe investojë në bujqësi dhe i ve mendjen projektit dhe mëson si të aplikojë, merr para. Sigurisht që edhe siç e folëm qëparë atje thelbi është që duhet të mësohen që bujqësia është e lidhur me tregun. Aq më tepër që me fondet e Komisionit Europian nuk të jep asnjëri një kokërr leku nëse nuk je regjistruar nëse s?ke NIPTI-n , nëse s?ke më shumë se 5 dynym, nëse nuk ke një biznes plan. Kjo është rruga, ne nuk mund të shpikim një rrugë tjetër që të mbajmë me lëmoshë situata që nuk kanë asnjë shans të ndryshojnë. Situatat ndryshojnë nëse njerëzit ndryshojnë, duhet të ndryshojë mendja.?Rama u bëri thirrje fermerëve që të bashkëpunojnë me njëri tjetrin, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të përfitojnë më shumë financime.Nuk mundet ti të rrish vetëm në një parcelë dhe të mbjellësh çfarë të vijë në mend jashtë kontekstit të nevojave të tregut dhe të thuash ?pse s?më shitet dhe hajde po dal ta hedh në lumë dhe në rrugë?. Duhet dije dhe bashkim forcash. Kush bashkon forcat fiton dhe nuk është se e kanë bërë të tjerët. Këtu ka shumë që e bëjnë dhe janë të suksesshëm. Derisa e bën një pjesë, pjesa tjetër duhet të mësojë që ta bëjë.Më herët shefi i qeverisë pa nga afër agropikën më të re të hapur në Tiranë që do tu vijë në ndihmë të gjithë fermerëve te cilët duam të investojnë në bujqësi dhe zhvillimin rural.
Recommended