Rama ultimatum: 48 orë kohë që të deklaroni pasurinë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Brenda 48-orësh gjyqtarët dhe prokurorët do të duhet të plotësojnë një formular për të deklaruar pasurinë e tyre. Ultimatumin e dha kryeministri Edi Rama, teksa prezantoi ligjin special ?Anti-KÇK? në repartin RENEA. Rama përdori një gjuhë të ashpër ndaj njerëzve të drejtësisë. Sipas tij, brenda pak ditësh ata që nuk e justifikojnë dot pasurinë e tyre, do të duhet t?i thonë lamtumirë.?Nga nesër një letër do u drejtohet këtyre subjekteve dhe do u kërkohet brenda 48 orësh që të plotësojnë kërkesat e formularit për burimin e pasurisë së tyre. Dhe pastaj formulari do të shkojë tek SPAK. Dhe nga SPAK, në gjykatë. Ata do duhet të vijnë para gjykatësit dhe do duhet të tregojnë se sa fort kanë punuar tokën. Sa ullinj dhe portokalle kanë mbledhur. 48 orë formulari, deri në 15 ditë SPAK-u. Pastaj deri në 15 ditë gjykata dhe pastaj lamtumirë prona juaj!?Duke i sulmuar gjyqtarët që lirojnë të burgosurit, Rama shtoi pasuria e pajustifikuar e tyre do të sekuestrohet dhe do të shkojë në shtet.?Rasti më i fundit ishte ai i një gjykatëse pa tru, pa sy, pa veshë, pa zemër. Por vetëm me xhep. Që ka sjellë lirime monstrash. Ndërkohë që sot jemi të vetëdijshëm e do duhet të vuajmë akoma. Pasi ka gjykatës dhe prokurorë që e dinë shumë mirë se s?kanë për ta kaluar vettingun dhe jetojnë nën togën e zezë si të ishte dita e fundit e pazarit të gjësë së gjallë me moton; ?kap ça të kapësh?. Dhe për ta kjo paketë ka një ilaç; Do përgjigjen. Në mos sot, nesër. Me pasuritë e tyre do të rrisim rrogat tuaja. Do të shërbejnë si burim për të shpërblyer punën tuaj, do të rrisim mbështetjen për fëmijët e policëve të vrarë, do mbështesim Akademinë e Sigurisë.?Paketa ?Anti-KÇK? u miratua të premten gjatë mbledhjes së qeverisë. Ky ligj special u përshëndet edhe nga ambasadat e SHBA-BE.
Recommended