Rama i përgjigjet Metës: S’ka shans që 30 qershori të pengohet - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama konfirmoi edhe njëherë qëndrimin e tij në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit.Pas deklaratës së bërë nga kreu I shtetit Ilir Meta në lidhje me zgjedhjet, gjatë konferencës së mbajtur mëngjesin e kësaj të marte, Rama I është përgjigjur atij duke theksuar se nuk ka asnjë shans që zgjedhjet të mos zhvillohen më 30 qershor.Duke e cilësuar si vetëvrasje mosfutjen e opozitës në zgjedhje, Rama deklaroi se është me rëndësi që procesi zgjedhor të jetë sa më I rregullt.?Gjëja më e rëndësishme për ne është që procesi të jetë sa më korrekt. Mungesa e kundërshtarëve e bën të komplikuar fushatën nga një anë tjetër, sepse një pjesë thonë s?ka kundërshtarë, s?ja vlen, do ikim në plazh, një pjesë tjetër thonë s?jam duke shkuar se vota ime është e fshehtë. Por do duhet vëmendje e madhe për të pasur proces të rregullt. Secili mund të zgjidhet, nëse dëshiron të paraqitet, pastaj secili në mendjen e vet do me u zgjedh apo jo. Është një vetëvrasje politike spektakolare, por nuk kemi çfarë të bëjmë ne. Nuk ka shans të ndodhë kjo që thonë ata ?unë nuk jam gati për ndeshje, ti s?do hysh në stadium??Rama i beri deklaratat gjate nje takimi me banoret e njesise administrative Nr. 2 ne Tirane. Ne takim ishte i pranishem dhe kryebashkiaku Veliaj si dhe deputete te tjerete mazhorances.
Recommended