Paditen Lleshaj, Veliu dhe Veliaj - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Artistet e aktivistet e grupuar ne aleancen per teatrin nuk reshtin se dorezuari padi ne prokurorine e posacme. Ata kane kallzuar penalisht ministrin lleshaj, kreun e policise veliu e kryebashkiakun veliaj duke i akuzuar per vrasje te mbetur ne tentative.Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka depozituar këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme anti-korrupsion një padi për ?tentativë vrasje? ndaj ministrit të brendshëm, Sandër Lleshaj, drejtorit të policisë, Ardi Veliu dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.Juristja Adriana Kalaja ka kërkuar nga Spak arrestimin e tre tyre pasi sipas saj ata mund të fshehin provat .ADRIANA KALAJAJURISTENdërkohë regjisori Robert Budina u shpreh se çështja do të ndiqet deri në fund dhe do të kërkohet edhe hetimin nga ndërkombetarët .ROBERT BUDINAREGJISOR Ne kallzim thuhet se provat, të cilat aleanca disponon janë filmime , raporte mjekësore si edhe dëshmitë e artistëve dhe aktivistëve që ishin të pranishëm me datë 17 maj kur u shemb teatri . Ky kallëzim nuk është i pari që Aleanca për mbrojtjen e teatrit ka depozituar pasi pak ditë më parë u padit kryebashkiaku Erion Veliaj dhe nënkryetarit Arbjan Mazniku për shpërdorim detyre. Ndërsa në Prokurorinë e Tiranë janë kallëzuar tre inxhinierë të institutit të ndertimit, të cilët e kishin cilësuar godinën të pa pariparueshme .
Recommended