Shpërndahet karta e studentit, Rama e Veliaj: Premtim i mbajtur - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Nisi këtë të hënë shpërndarja e Kartës së studentit në Fakultetin Ekonomik, në Tiranë. Përmes saj, studentët do të kenë lehtësira në 62 shërbime të ndryshme publike dhe mbi 40 kompani private që nga bankat, telekomunikacioni, transporti, supermarketet, njësitë e shërbimit kulturor, kinematë, teatrot, sporti.Kryeministri Edi Rama se bashku me kryetarin e Bashkise se Tiranes Erion Veliaj ishin me studentet e Fakultetit Ekonomik, një pjesë e të cilëve janë dhe vetë pjesë e stafit të angazhuar në këtë proces.Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama tha se është e rëndësishme që gama e shërbimeve që do të merren përmes kartës do të pasurohet edhe më tej në të ardhmen.Procesi i aplikimit për kartën zgjat vetëm 4 minuta dhe deri në javën e parë të korrikut parashikohet që të bëhet kompletimi i të gjithë studentëve.
Recommended